Kamza Basket ka fituar Kupën e Shqipërisë në Basketboll. Në ndeshjen finale Kamza Basket ka treguar një nivel më të lartë loje përball kundërshtarëve bardheblu të Tiranës duke qenë ajo fituese e e padiskutuar e trofeut.
Kupën kapitenit Karaj ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Avni Ponari. Për trajnerin Adem Muhametaj, fitimi i këtij trofeu kishte një të veçantë të madhe.
"Këtu ka një veçanti të jashtëzakonshme. Djemtë e ekipit treguan një karakter të papamë dhe dua ti falenderoj jashtëzakonisht shumë sepse me këto mundësi të pakta që kishim me këta pak njerëz që kemi bëmë maksimumin e e mundshëm"- thotë Adem Muhametaj, trajner i Kamza basket
Ne gjysmefinalen e pare Kamza Basket ka mundur lehtësisht Partizanin me rezultatin 94 me 57 ndersa Tirana ka fitoi me rezultatin 71 me 60 perballe ekipit te Vllaznise. Kupa e Shqiperise ne Basketboll u zhvillua ne qytetin e Shkodres