Report TV - Zhbllokoi pjesë këmbimi për makina, ja 4 shkeljet e Kokthit

2016-02-20 0

TIRANË - Disa pjesë këmbimi për motorët e automjeteve janë bërë sebepi i arrestimit të Drejtorit Rajonal të Tatimeve në kryeqytet. Androkli Kokthi, është vënë në pranga nga një urdhër-arresti i firmosur nga njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës. Malli është sekuestruar me vendim të policisë tatimore dhe kishte një vlerë prej 39.6 milion lekë dhe i përkiste biznesmenes Lubjana Baku. Pjesët motorike të automjeteve kjo e fundit kishte arritur t?i fuste në Shqipërisë, duke mos e shoqëruar mallin me një faturë blerje dhe origjine.

Free Traffic Exchange