Një muaj nga ekzekutimi i Denis Kasajt në Mbrostar të Fierit policia zbardh skemën e krimit dhe motivin e kësaj ngjarje dhe autorin e dyshuar të atentatit me një viktimë e dy të plagosur.
Një ditë më parë me vendim gjykate u prangos Ylli Nazeraj ndërsa autori i dyshuar i ekzekutimit është Ermal Binjaku tashmë në kërkim policor.
Policia e njoftoi një ditë më parë dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar me iniciale E.B, ndërsa burime për Report Tv sqaruan se bëhet fjalë për shtetasin Ermal Binjaku po ashtu sqaruan burimet në zbardhjen e hetimeve kanë ndihmuar përgjimet telefonike të numrave të nxjerë nga celulari i Ilirjan Memushit.
Në atentatin e 9 janarit u vra Denis Kasaj dhe u plagos Elton Margaritari dhe Klement Kastrati. Nga hetimet rezulton se atentati ndaj Kasajt i sapo kthyer nga emigrimi ka ardhur për shkak të një konflikti të hershëm midis dy fiseve në zonën e Fierit.
Për këtë krim numri i të arrestuarve ka shkuar në tre përfshi ish agjentin e Shih Florian Bushi, Ilirjan Memushin dhe Ylli Nazerajn.
Këta shtetas sipas hetimeve të prokurorisë së Fierit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin për t?i dhënë mundësi Ermal Binjakut të ekzekutoj Kasajn, por e pazbardhur mbetet nëse objektiv ka qenë Kasaj apo Klement Kastrati fis me të cilin Ermali ka patur konflikte prej vitesh.