Report TV - Muzikë rome në kafene për një kauzë fisnike...sjellë nga Ecovolis

2016-02-20 1

TIRANE - Një grup i talentuar te rinjsh rom i drejtuar nga muzikanti Vitmar Basha ka performuar në një mënyre krejt të veçantë për të pranishmit në një prej kafeneve të kryeqytetit.

Koncerti që mblodhi bashkë njerëz të komunitetit rom dhe dashamirës të muzikës rome, u mbajt për një kauzë fisnike, siç është ajo e vendbanimeve rome, për të zëvëndësuar baraket ku jetojnë aktualisht, me rulota më të jetueshme.

Kjo inicativë është ndërmarrë nga organizata Ecovolis me përfaqësuese Jetmira Halilin, aktivisti i shoqërisë civile Arbër Çepani dhe sigurisht të rinjtë e komunitetit rom që kanë dhuruar spektakël me tambure, fizarmonika, dajre e klarineta.

Edhe pse një ambient i vogël për nga hapësira, kafeneja u mbush plot me njerëz ku dëshira për t?i ardhur në ndihmë komunitetit ishte shumë e madhe.

Grupi krijoi një atmosferë të këndshme duke marrë marrë shumë duartrokitje dhe urime ndëkohë që ai do të perfomojë edhe në disa kafene të tjëra në Tiranë për të njëjtën kauz.