Report TV - Braçe sulmon Min. Bujqësisë, Panariti: Dyfishuam eksportet

2016-02-20 1

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë si shkaktaren e shkatërrimit të këtij sektori, duke sjellë edhe reagimin e Ministrisë së Bujqësisë e cila ka theksuar se janë dyfishuar eksportet në Lushnjë.

Përmes një statusi në rrjetin Facebook Braçe theksoi se ?Ka një grusht njerëzish në Ministrinë e Bujqësisë, sa të paditur, sa të paaftë, sa abuzues, sa të ligj por shumë të qartë në qëllime banale partie, që janë të angazhuar cdo ditë të shkatërrojnë sektorin bujqësor?. Deputeti Socialist denoncoi edhe largimin e punonjësve të aftë për t?i bërë vend militantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nuk ka vonuar gjatë përgjigja e Ministrit Edmond Panariti, i cili përmes një reagimi ?miqësor? i kujtoi Braçes dyfishimin e eksporteve të perimeve dhe frutave, në rrethin e Lushnjës. ?Mbi 60 milion dollarë me shumë të ardhura për fermerët dhe ekonominë kombëtare, në krahasim me një vit me parë. Le të përpiqemi sëbashku Erjon?, vazhdoi Panariti, ?që të gjejmë një vit në historinë e këtij vendi ku prodhimi bujqësor dhe eksportet të kenë njohur një kërcim të tillë?.