Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet Shoqatës së Investitorëve të huaj në kundërshtimin që i bën projektligjit të Qeverisë, për anëtarësimin e detyrueshëm të biznesit në Dhomën Publike të Tregtisë. Sipas presidentit të Dhomës Amerikane, Mark Crowford ky draft cënon pavarësinë e biznesit, teksa pagesa e detyrueshme e anëtarësimit është një taksë e fshehtë për sipërmarjen.
Pas Shoqatës së Investitorëve të Huaj, edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë kundështon ashpër projektligjin e Qeverisë për regjistrimin e detyueshëm të biznesit në Dhomën e Tregtisë, me argumentin kryesor humbjen e pavarësisë.
Mark Crowford: Biznesi është më mirë të vendosë se ku do të jetë anëtar. Nëse unë kam anëtarë që janë të detyruar të jenë me mua, do të thotë se unë jam i lidhur me shtetin. Kur e mbështes shtetin apo e kundërshtoj, nuk kam aq shumë peshë.
Kreu i Dhomës Amerikane e konsideron pagesën e detyrueshme të anëtarësimit në dhomë, një taksë të fshehtë për biznesin.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/biznesi-ne-nje-dhome-crowford-humb-pavaresine-takse-e-fshehte-per-biznesin/