ReportTV siguron fotot e Ermal Binjakut personit të dyshuar si autor të atentatit në mbrostar të Fierit ku më 9 janar i mori jetën Denis Kasajt. Është ky Ermal Binjaku i cili prej një muaji rezulton i shpallur në kërkim policor nga hetuesit që po merren me zbardhjen e atentatit dhe motivin që coi në vdekjen e Kasajt dhe plagosjen e Elton Margaritarit dhe Klement Kastratit.
Burime të rezervuara nga grupi hetimorë i thanë Report Tv se Binjaku personi që shihni në këtë foto rezulton të jetë i përfshirë në këtë ngjarje për shkak të hasmërive me fisin Kastrati për konflikte të ndodhura vite më parë.
Pas një muaji kërkime ai nuk është gjetur në territorin Shqiptar dhe të dhënat e tij së bashku me foton i janë përcjell policive homologe në Greqi dhe Itali ku dyshohet se ai fshihet. Pak ditë më parë policia mundi të prangos dhe Ylli Nazerajn në akuzën e bashkëpunimit në vrasje dhe sigurimit të mjeteve për të kryer vrasjen ndërsa në total për atentatin e 9 janarit janë 4 të dyshuar.
Ilirjan memushaj, ish agjenti i SHISH Florian Bushi, Ylli Nazeraj dhe Ermal Binjaku për të cilin hetuesit dyshojnë se është autori direkt i atentatit.
Për të arritur deri tek emri i Binjakut hetuesit i janë referuar komunikimeve telefonike ndërmjet tabulateve të Ilir Memushajt dhe Ylli Nazerajt, paçka se këta të fundit kanë mohuar përfshirjen në krim.
Ndaj Binjakut Gjykata e Fierit ka shpallur në mungesë masën e sigurisë arrest me burd pasi ndaj tij rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese kryer në bashkëpunim.
Mbrëmjen e 9 Janarit Kasaj udhëtonte me një automjet nga Tirana drejt Fierit ndërsa lëvizja e tyre është survejuar nga atentatorët të cilët në kthesën e Mbrostarit i zunë pritë duke i qëlluar me breshëri automatiku.