Në hollin protokollar në COD u zhvillua aktiviteti i titulluar ?Jeta e sendeve në hapësirën mbarëshqiptare?, një prezantim i Monografisë së Simon Shirokës. Monografia vjen e botuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës. Aktiviteti u hap me performancën e Edona Vatocit ndërsa folën dhe familjarët e artistit dhe u prezantua dhe një video mbi jetën e tij.
Aktiviteti i titulluar ?Jeta e sendeve në hapësirën mbarëshqiptare prezanton, "Monografinë e Simon Shirokës? në COD, një përmbledhje e krijimtarisë së tij artistike. Monografia është botuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës financoi këtë vepër të jashtëzakonshme, të redaktuar nga Shkëlzen Maliqi.
Veç ?Monografisë?, të strukturuar sipas një tematike interesante dhe shumëdimensionale në etapa të ndryshme të krijimtarisë, një video mbi Simon Shirokën prezantohet pas performancës së Edona Vatocit. I quajtur shpesh Naivi Magnus, Simon Shiroka njihet si mjeshtër i madh i artit të realizuar në teknikën e filigranit. I konkretizuar në figura, maska, ikona, skulptura, vizatime, folklore e ornament, arti i tij merr një dimension bukurie te njerëzit dhe jeta e përditshme.