http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka festuar këtë te mërkurë 25 vjetorin e grevës se urisë studentore. Përfaqësues te PD janë rikthyer aty ku filluan lëvizjet qe sollën përmbysjen e diktaturës. Kreu i demokrateve Lulzim Basha teksa vlerësoi te gjithë ata qe sakrifikuan ne emër te lirisë, u shprehe se edhe rinia e sotme do te ngrihet per liri dhe demokraci. Ne këtë aktivitet i pranishëm ishte paraardhësi i Bashes. Sali Berisha kujtoi zhvillimet e atyre ditëve dhe theksoi rolin qe kishte Partia Demokratike ne grevën studentore, e cila ishte edhe pikënisja e rënies se regjimit.