http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Departamenti Amerikan i Shtetit bën te ditur se John Kerry viziton Tiranën ne nje moment kyç per vendin, qe ka nisur nje seri reformash per integrimin ne Bashkimin Europian. Sfida me e madhe per Shqipërinë, njofton DASH, eshte lufta kundër krimit te organizuara, korrupsionit, si edhe ndërmarrja e reformave shtetformuese. Ne këtë kuadër, kryereforma eshte ajo ne sistemin e drejtësisë, e cila thekson Departamenti i Shtetit, po ndërmerret edhe me mbështetjen dhe ekspertizën amerikane.Qeveria e drejtuar prej tij është në negociata me partinë më të madhe në opozitë, një prej arsyeve përse Sekretari po shkon atje për të përforcuar mesazhin se kjo paketë specifike legjislative është pjesë e spastrimit të Shqipërisë, jo vetëm që të hedhë një hap më të sigurtë drejt Bashkimit Europian, por edhe për të përmirësuar klimën për investime të huaja.Ne njoftimin e Dash theksohet se ne Shqipëri pritet te ngrihet edhe nje strukture e ngjashme me modelin e FBI-se, referuar Byrosë Kombëtare te Hetimit.Sipas DASH ne qendër te takimeve te sekretarit Kerry me zyrtaret e larte shqiptare është edhe bashkëpunimi si dy vende aleate te NATO-s ne luftën kundër terrorizmit, duke qene se Shqipëria ka luajtur nje rol shume aktiv ne kete kuadër, edhe ne strehimin e muxhahedineve.