Tabaku rrëfen takimin me Kerrin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-19 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetja Jorida Tabaku ishte pjese e delegacionit te Partisë Demokratike ne takimin me Sekretarin Amerikan te Shtetit John Kerry, mesditën e se dielës. Nje moment i rëndësishëm ky për çdo politikan shqiptar, e veçanërisht per zonjën Tabaku, qe ishte per here te pare pjese e takimit te këtij niveli. Ne 30 minutat e parashikuara nga protokolli, biseda u zhvillua mes liderit te opozitës Lulzim Basha e sekretarit Kerry dhe deputetja demokrate rrëfen përshtypjet per numrin 1 te diplomacisë amerikane.?Mësim për te gjithë politikanet. Nje politikan shume i qete, babaxhan, diskutim shume pozitiv, fryme shume pozitive. Ne fakt unë mbeta me një ndjesi shume te mire mbas këtij takimi. Sigurisht qe është nje nga liderët me te rëndësishëm ne bote dhe një vlerësim edhe për mua personalisht qe isha atje.?Ky takim është mjaft i rendesishem per opozitën jo vetëm per çështjet qe ngritën gjate bisedësm por edhe per vete faktin se Sekretari Amerikan i Shtetit vendosi Partine Demokratike ne pozicion te barabarte ne axhenden e tij te shkurtër ne Tirane.?Por mesazhi me i rendesishem qe u dha gjate takimit ishte qe opozita pati te njëjtën kohe me ate qe kishte kryeministri, opozita pati te njëjtën hapësire dhe besoj qe ky duhet te jete mesazhi qe duhet te marri kryeministri dhe qeveria. Ne jemi këtu per t?u dëgjuar, ne jemi ketu duke dhënë propozime konkrete, ne kemi qene nje opozite ndryshe nga ajo qe ka qene ai; është ne interesin e shqiptareve qe opozita te jete pjese e rrugëtimit evropian qe ka Shqipëria.?Gjate bisedës me Sekretarin Amerikan te Shtetit, u diskutua edhe reforma ne drejtësi, per te cilën opozita rikonfirmoi gatishmërinë per te punuar për nje reforme sipas standardeve evropiane.?Reforma ne drejtësi është e nevojshme per rrugëtimin tone evropian, por sigurisht kemi nje kriter baze, kemi nje kërkese baze; moskapjen politike te sistemit gjyqësor. Dhe sigurisht per këtë gjetëm edhe dakortesine gjate bisedimeve tona. Është shume e rëndësishme qe sistemi gjyqësor te jete i pavarur dhe eshte shume e rëndësishme qe te kete nje hapësire ku ne te gjitha emërimet qe do te behen ne sistemin gjyqësor dhe ne te gjitha institucionet e reja qe do te ngrihen dhe behet fjale per 8 deri ne 11 institucione ne varësi te drafteve qe iu referohemi dhe ndryshimeve qe ka bere qeveria per institucionet e reja te krijuara; te kete nje mundësi edhe opozita te jete pjesëmarrëse ne reformimin e këtij sistemi.?Dekriminalizimi si nje proces i iniciuar nga opozita dhe nevoja per një reforme zgjedhore qe garanton nje proces elektoral te lire e te ndershëm, ishin gjithashtu çështjet qe u ngritën ne takim.

Free Traffic Exchange