Aksioni i informalitetit ka hyrë në një fazë të re dhe shumë shpejt do ta sjellë vendin në një situatë krejt të re, me kontrollet e bizneseve me bazë risku, pasi për këtë po punojmë për unifikimin e vizitave të taimorëve në subjekte private, ndërsa sa i takon skporteve, Kryeministri Edi Rama ka theksuar se në vitin 2015 është shënuar një rritje e ndjeshme.
Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të mbajtur me eksportuesit më të mëdhenj në vend, ku ka theksuar se, Shqipëria ka njohur rritje të eksporteve dhe se vendi ka numrin më të lartë të eksporteve në rajon, ndërkohë që Eksportet drejt BE 40% nën potencialin që kemi.
Duke folur për peshën e rritjes së eksporteve, Kryeministri ka shtuar se ato janë rritur në këtë vit, ku për tekstilet e këpucëve ato janë rritur më 4.8%, për ushqimet, pijet dhe duhanin janë rritur me rreth 25%, pjesë këmbimi, pajisje të prodhuara në vendin tonë eksportet janë rritur me 16.8%.
Sa i takon produkteve të bulmetit eksportet, tha Rama, janë rritur me 582% me mjaltin natyral, fruta e perime janë rritur me 133%, në raport me një vit më parë. Ndërsa eksportet në minerale janë rritur në 5.2 % në krahasim me një vit më parë
Kryeministri ka theksuar se, Shqipëria hyn ndër vendet me eksperte të rritura dhe se ka eksportet më të larta në rajon.
?Ka rritje të eksporteve shqiptare me rajonin, eksportet me Kosovën janë rritur më shumë se asnjëherë. Deri në 2014 eksport-importet nuk shënonin rritje të ndjeshme në tregtinë e lirë në rajon, ndërkohë që në vitin 2015 kemi kapërcim të ndjeshëm me 30%. Këta tregues në rritje, ne i shohim si shenja inkurajuese për të shfrytëzuar potencialin bashkarisht? përfundoi Rama, duke theksuar se, rritja ekonomike do të jetë këtë vit më shumë se 3%.