Report TV - Mësuesit do të punësohen me dy kontrata, ja si përzgjidhen

2016-02-19 3

TIRANË - Mësuesit do të punësohen jo vetëm me kontrata të rregullta por edhe me kontrata të përkohshme në bazë të nevojave që do të kenë shkollat. Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë Arjola Byzyka, në një intervistë për ?Report TV? thotë se mësuesit mund të punësohen edhe me kontrata 1-mujore, gjithmonë në bazë të pikëve që kanë grumbulluar nga testimi ?Mësues për Shqipërinë? dhe nga vlerësimi i dosjes. Gjithashtu, ajo thotë se punësimet e mësuesve për vendet vakante pritet të nisin në muajin shtator, për shkak të shtyrjes së moshës për daljen në pension të grave.

Ka përfunduar vlerësimi i mësuesve nga testimi ?Mësues për Shqipërinë?, është bërë edhe vlerësimi i dosjes së kandidatëve. A mund të na thoni si bëhet punësimi i mësuesve?
Punësimi i mësuesve bëhet në bazë të udhëzimit nr.38 të Ministrisë së Arsimit. Ka një modalitet të ri se si punësohen mësuesit, ku vihet në vëmendje edhe vlerësimi i dosjes së kandidatit.