Report TV - Rama: Tatimet ende në tranzicion ka korrupsion, punohet me tru

2016-02-18 1

Administrata tatimore është ende në tranzicion, ndonëse ajo ka ende korrupsion. Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë një takimi të mbajtur me ekspertët e USAID, për përmirësimin e efiçencës së administratës tatimore.

Më tej, Rama ka theksuar se, administrata tatimore u trashëgua pa tru, por që prej vitit 2013 ajo po punon me tru, duke i dhënë fund gjuetisë së shtrigave, ndërkohë që ka theksuar se kushdo që abuzon me detyrën do të dërgohet në prokurori.

?Administrata jonë tatimore është ende në tranzicion, po lë pas fazën korrupsionit. Administrata tatimore po punon me tru që në 2013, pasi e kemi pasur pa tru ndonëse kemi shumë për të bërë. Në administratën tatimore s?ka më gjueti shtrigash. I kemi dhënë fund kontrolleve pa fund ndaj bizneseve. Kushdo që bën korrupsion, do dërgohet në prokurori. Nga një fazë kaotike në një fazë të re ku duhet të sundojë profesionalizmi me shpirtin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të respektit për sipërmarrjen. Kemi shumë për të bërë pasi duhet të ndryshojmë cilësinë e mendimit dhe veprimit të inspektorëve të tatimeve dhe atyre që punon në qendër. Duhet të kemi administratë që punon me tru, që fjalën kyç të veten ka shërbimin ndaj sipërmarrjes, jo gjuetinë për sipërmarrësit? u shpreh ai.

Rama ka theksuar se, borxhi publik është 69.9% por duke pasur parasysh borxhet e shlyera, borxhi është 64%, duke shtuar se, qeveria shlyu borxhin e sipërmarrjes brenda dy vitesh.

Duke u ndalur tek informaliteti, ai shtoi se, tani ka 33% më shumë biznese aktive dhe se ka 200 mijë të punësuar më shumë se dy vite më parë.

?Informalitetin do e çojmë përpara, jemi të vendosur, nga aksioni fitoi sipërmarrja, sot ka 33% më shumë biznese aktive më shumë se dy vite më parë. Sot numërohen 200 mijë të punësuar më shumë se dy vjet më parë" pëfundoi ai.

Free Traffic Exchange