Report TV - PAM, Rama-Meta: T'i bëjmë ballë terrorizmit e krizës së refugjatëve

2016-02-18 3

Sesioni i 10-të Plenar i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, (PAM), i cili U zhvillua nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, çeli sot punimet në Tiranë. Kryeminstri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta të pranishem ne mbledhje, e vunë theksin në rritjen e bashkëpunimit mes vendeve të makrorajonit dhe bashkëpunimit në luftë kundër terrorizimit dhe krizës së refugjatëve

"Prandaj sot, më shumë se asnjëherë, nevojitet një koordinim dhe një platformë e përbashkët për të luftuar shkaqet që bëjnë që ky oqean njerëzisht të pashpresë të vijë duke fryrë muaj pas muaji. Të njëjtat shkaqe që çojnë në lulëzimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe nëpërmjet tij në triumfin e skamjes dhe të injorancës. Shkaqe, të cilat mund të adresohen, padyshim, vetëm përmes një bashkëpunim më të madh mes të gjithëve ne, por edhe përmes një Europe strategjike, të gatshme për tu përballuar së bashku sfidat që kurrsesi nuk mund të lihen në shpatullat e Greqisë, të Italisë, apo edhe të Turqisë.

Ne jemi një vend i vogël, por shumë i vetëdijshëm për barrën e madhe të sfidave të kësaj kohe dhe shumë të gatshëm për të dhënë kontributin tonë që të rritet bashkëpunimi midis vendeve tona për të përballuar së bashku këtë dramë që çdo ditë kthehet në një tragjedi jetësh njerëzore përpara syve tanë."- tha kryeminsitri Rama.

Rama ka nënvizuar se bashkëpunimi në mbarë Europën është vënë në provë pikërisht nga kriza e refugjatëve.

?Ne nuk jemi prekur nga fluksi i madh i refugjatëve, sepse nuk jemi pjesë e korridorit përmes të cilit ata synojnë të mbërrijnë zemrën e Europës, por kemi qenë dhe mbetemi të gatshëm që të japim kontributin tonë dhe të bëjmë gjithçka mundemi, apo do na takonte në kushtet kur askush nuk mund të bëjë sikur s?kupton dhe për më tepër kur është e pamundur që çka po ndodh të lihet në shpinën e vendeve që e përballin për shkak të pozicionit të tyre gjeografik.

Ne jemi shumë të habitur nga sjellja e disa vendeve të Bashkimit Europian dhe po ashtu edhe shumë të bindur që refuzimi për të ndarë barrën e përgjegjësisë nuk shpëton askënd nga pasojat e mos marrjes përsipër së bashku të kësaj barre.?, ka shtuar Rama.

Free Traffic Exchange