Reprot TV - Ilir Meta: Gjithmonë ka nevojë për impluse të reja, dekretet? Procedurë

2016-02-18 4

TIRANË - Në komentin e parë për ndryshimet e fundit në qeveri, kryetari i Kuvendit Ilir Meta nëjherësh bashkëkryetar në koalicionin qeverisës, u shpreh pozitiv për "impulset e reja", siç ai quan nevojën për përmirësim në punën e qeverisë.

"Unë jam gjithnjë i bindur se gjithmonë ka vend për përmirësime në punën e qeverisë, në punën e parlamentit në punën e të gjithëve, kështu që absolutisht dhe gjithnjë ka nevojë për impulse të reja por ndonjëherë këtu ndahemi bashkë sepse ju për çdo impuls shikoni një person ndërsa unë tek impulset shoh rezultate më të larta motivim më të madh përqendrim më të madh në realizimin e objektivave të qeverisë", tha Meta.

Në lidhje me dekretet e presidenti Bujar Nishani i cili firmosi shkarkimin e ministrit të Financave Shkëlqim Cani por nuk bëri të njëjtin veprim për emërimin e Arben Ahmetajt në këtë post dhe të MIlva Ekonomit në Ministrinë e Ekonomisë, Nishani deklaroi se kjo është një çështje procedurale.

Meta theksoi se fillimisht dekretohen shkarkimet dhe më pas firmosen emërimet nga kreu i shtetit.

"Nuk jam ende i njohur me vendimin përfundimtar megjithatë dihet që përpara se të bëhen dekretet e emërimit bëhen ato të shkarkimit kështu që besoj që është çështje procedure", tha ai.

Këto deklarata, kryeparlamentari Meta i bëri pas takimin me kryetarin e Parlamentit të Izraelit, Yuli-Yoel Edelstein.

Free Traffic Exchange