TIRANE - "Kërkoj lirimin nga burgu", - me këto fjalë i është drejtuar trupës gjykuese të Apelit ish-ministri i Punës në qeverinë Berisha, Spiro Ksera i cili ndodhet në masë arresti për akuzën e vjedhjes së 30 milionë lekëve përmes shpërdorimit të detyrës si ministër.
I pranishëm në seancën ku Gjykata e Apelit shqyrton kërkesën e tij për ndryshimin e masës të sigurisë vendosur nga Shkalla e Parë, Ksesa e cilësoi arrestimin diskriminim që i bëhet figurës së tij pasi është përfaqësues i minoritetit grek. Nga karrigia e të akuzuarit ulur krah avokatit të tij Genci Gjokutaj, Ksera tha para trupës gjykuese se ka tre fëmijë të cilët kanë nevojë për prindërit, një ndër arsyet që sipas tij gjykata duhet t'i japë lirinë.
"Jam person që kam kontribuuar edhe në liberalizimin e vizave", shtoi Ksera në mbrojtjen e tij.
Gjokutaj: Ksera persona me integritet, jo i rrezikshem - Arrestimi i paligjshem
Avokati i Kserës, Genci Gjokutaj tha se arrestimi është i paligjshëm pasi ish-ministri nuk është pyetur asnjëherë gjatë 1-vjeçarit që u kryen hetime për këtë çështje. Ai shtoi se edhe urdhër-ndalimi ishte me gabime ortografike.
"Hetimet i përkasin vitit 2013 që nisën pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ksera nuk është pyetur asnjëherë, as kur ishte ministër. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është i pa arsyetuar", u shpreh Gjokutaj.
Sipas tij, Ksersa nuk paraqiste asnjë rrezik për tu arratisur nga vendi, ku tha se u arrestua pak orë pasi kishte ardhur nga Greqia. "Ish-ministri Ksera është person me integritet dhe as