Ndihma financiare, FMN lëvron dy këste të tjera për Shqipërinë, miraton 72,4 milion euro

2016-02-18 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi në mbledhjen e tij të djeshme rishikimin e ecurisë së ekonomisë së Shqipërisë në bazë të programit tre vjecar të asistencës nënshkruar me qeverinë shqiptare në shkurt të vitit 2014. Programi parashikon një mbështetje financiare prej 295,42 milion SDR e barabartë me 330.9 milion euro në kohën e nënshkrimit dy vjet më parë, lëvrimi i së cilës është i ndarë në 9 këste. Me vendimin e mbrëmshëm, bordi i FMN-së i hapi rrugë lëvrimit të këstit të pestë dhe të gjashtë që në total shkojnë afërsisht 72,4 milion euro, duke bërë që shuma e dhënë deri tani të jetë afërisht 226.8 milion euro.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/fmn-levron-dy-kestet-e-tjera-shqiperise-miraton-724-milion-euro/