Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për deputetin e Partisë Socialiste Artan Gaçi largimi i Ministrit Cani erdhi si pasojë e kalimit të ekonomisë në një fazë të re atë të zhvillimit dhe rritjes së mëtejshme.
Nga studio e lajmeve në Ora News Gaçi vlerësoi punën e ish ministrit Cani duke theksuar se falë tij ekonomia shqiptare u rikthye në stabilitet.
Gaçi: Cani ishte për një periudhë stabiliteti. Me ardhjen e Ministrit të ri situata do të hyjë në dinamikën e asaj të cilës ne shpresojmë.
Duke folur për investimet e huaja Gaçi hodhi akuza ndaj opozitës, e cila sipas tij pengon çdo investim madhor.
Gaçi: Politika e tyre është që ne nuk të lëmë të bësh punë publike, nuk lëmë të rregullohet imazhi i Shqipërisë por do ta nximë që të mos shkelë njeri, po guxoi njeri i huaj investitor të vijë dhe të mendojë të hedhë ndonjë lek në Shqipëri ne do ta linçojmë me fis, me farefis, me origjinë, me historik.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gaci-cani-minister-i-stabilitetit-ekonomik-opozita-pengese-per-cdo-investim/