Në mbledhjen e Këshillit të zhvilluar paraditen e sotme kryetarja Majlinda Bregu akuzoi Ministrinë e Integrimit se nuk kishte hartuar një planveprimi dhe strategji për hapjen e negociatave.
Por ministrja dhe përfaqësuesja e qeverisë sqaruan se këto dokumenta ishin sjellë në Kuvend që në dhjetor te vitit të kaluar.
Anëtarët e majtë të këshillit nisën verifikimet e letërkëmbimit midis 2 institucioneve dhe rezulton që këto shkresa janë protokolluar në Parlament.
Për këtë ?zhdukje?, burime të Report Tv , thanë se mund të penalizohen 2 punonjës të Këshillit Kombëtar të Integrimit të cilët akuzohen se nuk e kanë shpërndarë atë qëllimisht tek anëtarët.
Një tjetër opsion sipas këtyre burimeve është dhe marrja dorazi e shkresave nga Bregu dhe mospërcjellja e tyre tek kolegët.