Gjykata administrative e shkallës së parë Gjirokastër
Gjykata administrative e shkallës së parë Gjirokastër shfuqizon një gjobë të vendosur nga Autoriteti i Medias AudioVizuale, ndër të tjera më arsyetimin se nuk u provua fakti se nga grupi i inspektimit është mbajtur procesverbali i konstatimit konform nenit 9 të rregullores mbi proçedurat. Nderkohe ky procesverbal prezence është firmosur nga te gjitha palët e pranishme. Pese inspektorët e AMA-s dhe personi përfaqësues i subjektit Rajmond Avdulla. Gjithashtu Fiks Fare ka edhe pamjet e këtij kontrolli të ushtruar.
Historia. Me 13/05/15 në ambjentet e subjektit Saranda Kabell, eshte bere nje kontroll nga Ama me një grup të perbere nga pese inspektorë. Gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua se ky televizion po transmetonte programe për të cilat nuk kishte një asnje kontratë apo marrveshje efektive me mbajtësit e të drejtave të progrmave. Ky akt sipas ligjit nr 37/2013 neni 133, pika 7. Per mediat Audiovizive ne Shqipëri, përbën kundravjatje administrative dhe ndëshkohet me gjobë. Me 24/06/2015 ky subjekt u ndëshkua me gjobë në masën 1 milion. Kjo gjobë u ankimua nga subjekti edhe pranë Autoritet te AMA-s. Në mbledhjen e datës 26/10/2015 ky autoritet vendosi ta lërë në fuqi sanksionin gjobë ndaj subjektit Saranda kabëll. Në këto kushte subjekti ngriti një padi pranë gjukatës së shkallës së parë administrative Gjirokastër. Kjo e fundit e mori në shqyrtim dhe me datë 18/ 01/2016 vendosi Shfuqizimin e aktit administrativë për vënie gjobë subjektit Saranda Kabëll. Ky vendim gjykate sipas drejtorit juridik të AMA-s është absurd dhe i bazuar në një arsyetim që nuk qëndron. Ndër të tjera gjykata ka arsyetuar që nuk kishte vërtetuar dot se është bërë një akt kontrolli sipas ligjit pranë subjektit.
Intervistë me drejtorin juridik të AMA-s. I cili thotë për Fiks Fare që ky vendim pavarësisht se është ankimuar prej tyre në gjykatën adiministrative të apelit është absurd. Pasi janë mbajtur të gjitha procesverbalet e nevojshme, grupi i inspektimit dhe personi prezent në subjekt kanë firmosur procesverbalin. Ne seance eshte provuar qe inspektoret kane kryer kontrroll por ama nuk ka mundur te vertetoje qe eshte bere ky kontrroll eshte pergatitur ankimim administrative, procesi nuk ka mbaruar eshte ne shkalle te pare.
Fiksi shkoi pranë subjektit në Sarandë ku nuk mundëm të takonim njëri dhe ndaj u lidhëm nëpërmjet telefonit. Administratori Krenar Avdulla, i cili është edhe paditësi, na tha se nuk mund të na jepte inofrmacion lidhur me ketë çështje pasi ishte i vëllai i tij që merret me kete punë. Dhe premtoi se do lidheshim sërish në telefon. Vëllai është edhe personi që ka qënë i pranishëm edhe gjatë ushtrimit të kontrollit. Por a është ushtruar ky kontroll pranë këtij subjekkti dhe a janë mbajtur të gjitha procesverbalet dhe bërë të gjitha njoftimet e nevojshme sipas ligjit në këtë rast?
Fiks Fare hape arkivën dhe gjeti që gjatë këtij kontrolli ka qënë e pranishme edhe një kamera e Top Channel. Gji...