Reprot TV - Sarandë, ish-polici i akuzuar për vrasjen, në varrimin e bashkëfshatarit që vrau

2016-02-17 1

Policia e Sarandës ka arrestuar një ish-efektiv policie si të dyshuar por vrasjen e Pajtim Shehut pak ditë më parë në Fshatin Shkallë. Ajet Rexhepi dyshohet se ka qëlluar ndaj bashkëfshatarit të tij teksa ky i fundit kishte ndërhyrë për të parandaluar një grabitje. Rexhepi u ndalua nga policia pasi ai mori pjesë në varrimin e bashkëfshatarit që vrau.


Vrasja në Sarandë dyshohet të jetë kryer nga një ish-punonjës policie. Për vrasjen e 44-vjeçarit Pajtim Shehu në fshatin shkallë të Sarandës, Policia ka arrestuar Ajet Rexhepin, banues në këtë fshat, i cili ka pasur konflikte me viktimën, por edhe me pronarin e lokalit ku ndodhi vrasja. Prova më e fortë që ka gjetur policia është fakti se në duart e ish-efektivit të policisë janë gjetur gjurmë të barutit. Sipas dëshmive i akuzuari për këtë vrasje ka marrë pjesë edhe në ceremonin varrimit të babait të tre fëmijëve dhe u ka shprehur ngushëllimet familjarëve. I arrestuari ka mohuar të jetë përfshirë në këtë vrasje, ndërkohë që policia është duke punuar për të faktuar nëse i akuzuari ka dashur ta vrasi Shehun apo ekzekutimi ka qenë aksidental. 44-vjeçari Pajtim shehu u qëllua për vdekje me armë zjarri, teksa i shkonte në ndihmë fqinjit, të cilit po i grabitej lokali nga persona të panjohur. Ngjarja e rëndë u shënua në 12, teksa Ajet Rexhepi kishte shkuar për të grabitur lokalin e një bashkëfshatari të tij.