Report TV - Tiranë, sa mori borxhin, maskat i grabisin 10 mijë € te Xhamlliku

2016-02-17 5

TIRANE - Pak pasi i ka marrë borxhin prej 10 mijë eurosh një të njohuri, është bërë pre e grabitësve me maska e armë të cilët i kanë vjedhur të gjitha paratë.

Grabitja ndodhi këtë mëngjes rreth orës 07:50 në Tiranë, në rrugën "Ali Baushi" ose në zonën e njohur për të gjithë si "Xhamlliku". Disa persona të armatosur te cilet dyshohet te kene qene 4, të maskuar dhe me veshje kamuflash i kanë dalë para personit me inicialet A.D dhe pasi e kanë goditur me grushte i kanë marrë atij paratë.

Sipas një njoftimi të policisë, autorët janë larguar menjëhërë me një makinë tip Golf, ndërsa personi i dëmtuar ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Burime nga policia thanë për Shqiptarja.com se se njëri prej autorëve ishte i armatosur me kallashnikov, ndërsa tjetri me pistoletë, megjithatë gjatë grabitjes ata i kanë përdorur armët vetëm për "frikësim" pasi prenë e tyre vetëm e kanë qëlluar me gushte sa të mund t'i merrnin lekët.

Viktima e kësaj grabitje, kishte shkuar në banesën e një të njohurit të tij në këtë zonë, me inicialet E.T, për t'i marrë 10 mijë euro të cilat ja kishte dhënë borxh disa kohë më parë. Por vetëm pak çaste pasi ka dalë nga banesat e tij, persona të maskuar i kanë dalë para duke i marrë shumën monetare.

Me marrjen e njoftimit për këtë ngjarje, policia ngriti pika kontrolli për të mundësuar kapjen e autorëve, ndërsa deri më tani është bërë i mundur identifikimi i targës së makinës me të cilën dyshohet të kenë lëvizur grabitësit.

Policia shoqëroi disa persona në cilësinë e persona për t?iu marrë të dhëna të mundshme që mund të zbardhin sulmin. Hetuesit janë duke kërkuar edhe për kamera vëzhgimi në këtë zonë për të parë nëse ato mund të kenë regjistruar ndonjë lëvizje të personave të mundshëm të dyshuar.

Free Traffic Exchange