Rrjedhja e gazit nga një bombul 5-litroshe ka shkaktuar zjarr në një banesë në katin e tretë të një pallati në zonën e Ali Demit. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar pasi pjesëtarët e familjes janë larguar menjëherë sapo kanë parë flakët e para.
Ndërkohë edhe këtë herë ka patur ankesa nga banorët se ndonëse është njoftuar në kohë zjarrfikësja ka ardhur rreth 30 min me vonesë.
Ky nuk është rasti i parë që bie zjarr si pasojë e përdorimit të bombulave të gazit pasi vetëm 2 javë më parë një fëmijë 4 vjeçar humbi jetën si pasojë e zjarrit të rënë në një familje në Tiranën e Re.