Report TV - Shkarkimi i Canit, Balla: Mund dhe duhet të ketë ndryshime të tjera

2016-02-17 1

Lëvizja e fundit në kabinetin qeveritar mund të pasohet nga të tjera. Kështu deklaroi për Report Tv nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, duke iu referuar shkarkimit të ministrit të Financave Shkëlqim Cani.

?Dua të citoj atë që ka thënë Rama që në çdo moment që vlerësohet që duhet më shumë angazhim, më shumë përpjekje për të çuar përpara reformat dhe përmbushur pritshmëritë e qytetarëve, mund dhe duhet të ketë ndryshime,? tha ai.

Deputeti Balla, ndonëse vlerësoi maksimalisht arritjet e ministrit Cani në konsolidimin e ekonomisë, u shpreh sërish duke cituar kryeministrin Rama se gjithmonë ka vend për përmirësime.


Mbi zëvendësimin e ministrit Cani nga Ahmetaj, Balla tha se ashtu si në çdo ndryshim tjetër është marrë dakortësimi edhe i aleatit tjetër të qeverisë, Ilir Meta.

Nënkrytari i grupit të PS po ashtu foli edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilën tha se do të kalojë sëbashku me Reformën në Drejtësi. Ndërsa për zgjedhjet në PS, Balla u shpreh se është Kongresi ai që do të vendosë.