Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Institucioni i Presidencës dhe kryeministri Rama janë përfshirë në një përplasje për pritjen që Presidenti Nishani i bëri Sekretarit Kerry në aeroportin e Rinasit. Kreu i qeverisë tha për një media se u ndje i keqardhur për pritjen që Nishani i bëri sekretarit Kerry. Ky qëndrim i kryeministrit u quajt fyes nga ana e Presidentit.
Nëpërmjet një deklarate Keshilltarja per median, Brikena Arapaj tha se qëndrimi i tillë nuk përfaqëson nderimin që shqiptarët i bëjnë amerikës.
Por në një tjetër reagim, Rama tha se deklaratat e tij janë keqkuptuar. Ai ripërsëriti se ndihet i keqardhur sesi Nishani i doli avionit përpara.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pritja-e-sekretarit-kerry-nga-nishani-presidenca-reagimet-e-rames-fyese/