PD akuza Ramës, Alibeaj: Kryeministri zgjedh Ndokën, jo sekretarin Kerry- Ora News

2016-02-17 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike solli në vëmendje disa foto, ku ish-deputeti Arben Ndoka, shaqet në krah të Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, me qëllim për të akuzuar kryeministrin Edi Rama se po shpërfill mesazhin e Sekretarit Kerry në lidhje me dekriminalizimin. Sipas drejtuesit të Departamentit të Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Arben Ndoka, pavarësisht dorëzimit të mandatit, vijon të jetë aktiv në jetën politike të Partisë Socialiste.
Partia Demokratike vijoi akuzat ndaj kryeministrit Rama se po shpërfill mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, lidhur me dekriminalizimin, duke vazhduar promovimin e personave të inkriminuar në partinë e tij.
Për të mbështetur akuzat, një ditë më parë demokratët publikuan foton e ish-deputetit Arben Ndoka, në prezantimin e Prefektit të qarkut të Lezhës.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-akuza-rames-alibeaj-kryeministri-zgjedh-ndoken-jo-sekretarin-kerry/

Free Traffic Exchange