Report TV - Protesta tek Liqeni Artificial Shoqëria Civile rrëzon rrethimin

2016-02-17 2

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë rrëzuar rrethimin e vendit ku Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e parkut të lodrave për fëmijët tek zona e liqenit artificial.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, protesta ka nisur në orën 09:00 të paradites së të martës, ku kundërshtojnë ndërtimin e një parku nga Bashkia Tiranë.

Aktivistët e Shoqërisë Civile gjatë protestës së tyre janë përplasur edhe me policinë bashkiake.

Aktivistët i janë drejtuar Prokurorisë për të bërë padi ndaj kryebashkiakut për prerjen e pemëve dhe shkatërrimit të pasurisë publike.

Sapo aktivist janë larguar, ekspertët kanë ringritur rrethimin, duke vijuar me punimet.

Pas kësaj, përfaqesuesit e Partisë Demokratike prishën një pjesë të gardhit dhe filluan të mbjellin pemë të reja brenda rrethimit ku do ndërtohet këndi i lojrave për fëmijë.

Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë, në bashkinë e Tiranës, Leonard Olli tha se ata nuk do të lejojnë që në parkun e liqenit të kryhen masakra të tilla, siç e ka quajtur ai projektin për këndin e fëmijëve të nisur nga Bashkia.

?Nuk do lejojmë këtë masakër. Do vijojmë betejën ligjore. Nuk po na japin informacion. Po priten pemë në mënyrë të paligjshme? është shprehur ai.