Basha: Rama bëri kurban Canin, Ahmetaj i besuari i bandës plaçkitëse-Ora News

2016-02-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike, ndryshimet në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, i lexon si promovim dhe mbështetje që i bëhet korrupsionit dhe jo përpjekje për të përmirësuar qeverisjen. Basha, tha se kryeministri ndëshkoi Shkëlqim Canin për vjedhjen e 400 milionë dollarëve, por në vend të tij promovon të besuarit simbol të korrupsionit qeveritar Arben Ahmetaj. Për ndryshimet në qeveri, reagoi dhe ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani
Tirane? Ndryshimet në qeveri, Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha, i vlerësoi si promovim që kryeministri Edi Rama, po i bën vjedhjes dhe hajdutërisë. Sipas tij, këto ndryshime nuk sjellin asgje të re vetëm sa e thellojnë korruspionin qeveritar.
Lulzim Basha: ?Pasi bëri kurban Shkëlqim Canin për të mbuluar vjedhjen e 400 milionë dollarëve në tatime dhe dogana, me caktimin e Arben Ahmetajt si ministër financash, Rama konfirmoi se plaçkitja, zhvajtja, mbushja e xhepave me paratë e shqiptarëve, janë standartet e tij të qeverisjes. Ai ka feksur me landfillin e Elbasanit nga ku vidhen 10 mijë euro para publike në ditë, dhe ka shkëlqyer si ndërmjetësi i pazarit të fshehtë, të paligjshëm dhe korruptiv për mega-aferën Skavica.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-rama-beri-kurban-canin-ahmetaj-i-besuari-i-bandes-plackitese/

Free Traffic Exchange