Report TV - Veliaj: PD me hunj në dorë ndaj punëve të mira, nuk sprapsem

2016-02-17 1

?Ne do të vazhojmë gjithë projektet që kanë rëndësi për qytetin dhe nuk kam ndërmend të sprapsem nga asnjë lloj vandalizmi?.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar për mediat ndaj protestës së sotme të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të opozitës për ndërtimin e këndit të lojrave tek Parku i Liqenit Artificial.

Veliaj ironizoi kur tha se priste që protestuesit të prishnin ndërtimin për pallatin 17 katësh tek Diga me leje të Lulzim Bashës dhe jo të rrëzonin rrethimin për ngritjen e këndit.

"Ne do të vazhdojmë të gjitha projektet që kanë dobi për qytetin unë nuk zmbrapsem nga asnjë lloj vandalizmi patë dhëndrin e ish-kryeministrit që kishte zënë sheshin e stadiumit "Dinamo", po shikoni reagimin e atyre që kanë humbur interesin tek liqeni. Unë kur pash ata mendova se do prishnin ndërtimin e Lulzim Bashës për pallatin 17 katësh te diga, në fakt vajtën prishën këndin e lojërave. Unë kam vendosur të jetoj në tiranë dhe të kujdesem për fëmijët e qytetarëve të Tiranës dhe në dallim nga ata që dhanë leje për ndërtim 17 kate, unë besoj tek ekipi im", - tha Veliaj.

Veliaj tha se Bashës nuk i interesojnë fëmijët e kryeqytetit, pasi fëmijët e tij luajnë në kënde në Holandë, duke shtuar se po synon të ndjekë pikërisht shembullin e atyre parqeve për të vegjlit.

Free Traffic Exchange