Një vit përgjime telefonike i kanë shërbyer prokurorisë së krimeve të rënda për të zbuluar celulën e xhihadistëve e cila operonte në Shqipëri dhe mbante lidhje me rekrutues luftëtarësh në Itali e Siri.
Kjo është konfirmuar këtë të martë në gjykatën e krimeve të rënda nga prokurorja Elisabeta Imeraj e cila i ka kërkuar gjykatës të administrojë si prova të akuzës kundër 9 imamëve të pandehur për terrorizëm këto përgjime.
Nga përgjimet u shpreh prokurorja kuptohet qartë se Bujar Hysa, Genci Balla, Gert Pashaj, Fadil Muslimani dhe 5 të pandehurit e tjerë kanë pasur dijeni për rekrutimet e shqiptarëve drejt Sirisë dhe po ashtu kanë përkrahur luftën e tyre.
Për të treguar se janë ndejkës të lajmeve dhe të aktualitetit ata kanë komentuar dhe debatit për pranimin e 2000 muxhahedinëve nga Shteti Shqiptarë, ku Bujar Hysa ka replikuar me gjykatën duke thënë se ne përkrahim luftën e shenjtë dhe jo dy mijë spiunë që do sjellë Amerika në Shqipëri.