Report TV - Licencat e reja, do shkurtohen 290 autobuzë, ja kush rrezikon

2016-02-16 2

TIRANË - Ndryshimet në ligjin e miratuar në kuvend për transportet rrugore parashikojnë që transporti ndërqytetas i udhëtarëve të zhvillohet vetëm me autobusë, duke përjashtuar furgonat (taksitë 8+1). Ministri i Transporteve dhe Infrastukrës, Edmond Haxhinasto është shprehur se edhe numri i linjave të autobuzëve do të reduktohet për të ulur shpenzimet e operatorëve.

Deri më tani janë 1087 autobusë ndërsa pritet që në përfundim të reformës të jenë 800 të tillë. Haxhinasto ka premtuar se asnjë operator nuk parashikohet të dalë nga tregu. ?Të gjithë operatorët janë parashikuar të futen në shoqëri bashkiake, si aksionerë mbi bazën e automjeteve që kanë investuar?. Ai ka shtuar se të gjithë drejtuesit e autobusëve dhe furgonëve pajisen me certifikatën e aftësisë profesionale. Sipas ministrit, numri i linjave kryesore (linjat që lidhin bashkitë), që aktualisht janë 467, do të reduktohen në 221.

Free Traffic Exchange