Report TV - Varfëri e borxhe pas kthimit nga Gjermania, azilanti: Do iki sërish

2016-02-15 13

Bashkë me familjen në korrikun e vitit 2015 la Kukësin për të jetuar në Gjermani. Si të gjithë ata që morën këtë rrugë edhe Sherif Kastrati nga qyteti i Kukësit, shpresonte në një jetë më të mirë.

I zhgënjyer se askush nuk po mendon për integrimin e familjes dhe punësimin e tij Sherifi thotë se po t?i jepet mundësia do të emigrojë përsëri pasi jeta për të dhe fëmijët e tij është e vështirë, pasi nuk ka punë, e as përkrahje nga shteti.

Kukësi ishte ndër qytetet më të prekura nga vala e largimit të azilantëve ku dhjetëra familje nga qytetit por edhe nga fshatrat, ikën drejt Gjermanisë, për të kërkuar azil.

Free Traffic Exchange