Report TV - Basha: Takimi me Kerry-n s'na ndryshoi qëndrim për drejtësinë

2016-02-15 0

TIRANË - Takimi me sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry, edhe pse tërhoqi vëmendjen e Lulzim Bashës që në vizitën e shkurtër në vendin tonë gjeti kohën të takojë edhe liderin e opozitës, duket se nuk ka shërbyer për të ndryshuar qëndrimin e të djathtëve për reformën në drejtësi.

Në një intervistë për emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" në Report TV, Basha shprehet se qëndrimi mbetet i njëjtë edhe pas vizitës së Kerry-t: Nuk ka reformë në drejtësi pa konsensus.

Basha shprehet se gjatë takimit në "Rogner" zyrtari i lartë amerikan e konsideroi arritje të Partisë Demokratike miratimin e ligjit të dekriminalizimit të politikës dhe administratës publike.

Strehimi i muxhahedinëve në vendin tonë, është një hap pozitiv sipas Bashës. Ai thekson se për zhvendosjen e tyre në Shqipëri është arritur marrëveshja me SHBA-në që në kohën e qeverisë së djathtë që drejtohej nga Sali Berisha.

Për kryedemokratin zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja kundërpërgjigje ndaj një qeveria që sipas tij është e korruptuar dhe që e ka zhytur vendin në varfëri. Ndaj Basha kërcënon për një bojkot të mundshëm të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017.

"Nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën kryeministër", tha Basha.

Free Traffic Exchange