Report TV - Dispanceria e Tiranës me aparat të ri Radiografie,Beqaj:Cilësi shërbimi

2016-02-15 3

Qendra e vetme shëndetësore me shërbim të specializuar ambulator për të gjithë të sëmurët me probleme në mushkëri në Tiranë është pajisur tashmë me një aparat të ri të radiografisë televizive, e cila do të rrisë ndjeshëm cilësinë ë shërbimit ndaj pacientëve. Numri i pacientëve që marrin shërbimin shëndetësor në Qendrën Shëndetësore nr. 4, ose sic njihet ndryshe, Dispanceria, është rritur shumë, duke shkuar në rreth 35 mijë ekzaminime në vit.

Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës që Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, zhvilloi në këtë qendër shëndetësore, ku u takua me mjekë, infermierë e punonjës të këtij institucioni, si dhe qytetarë që marrin shërbimin shëndetësor në këtë qendër.

?Ky është një investim i rëndësishëm për këtë Qendër Shëndetësore, me një vlerë prej 5 milion lekësh të reja për blerjen e pajisjes së aparatit të Radiografisë,? tha midis të tjera Beqaj, duke shtuar se në këtë institucion kemi 9 pneumologë, kur mjekët e familjes në të gjithë Tiranën referojnë pacientët për probleme të mushkërive, nuk shkojnë në spital por vijnë fillimisht këtu.