Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qytetin e Shkodrës, konkretisht në vendin e quajtur ?Qafë Hardhi? në afërsi të banesës së prokuroit Vat Staka që ka për bashkëshorte drejtoreshën e Sigurimeve Shoqërore Violeta Staka.
Sapo banorët kanë njoftuar policinë, kjo e fundit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe deri tani nuk dihet nëse ka persona të plagosur apo viktima.
Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur personin apo personat që kanë qëlluar.
Ndërkohë, bashkëshortja e prokurorit ka deklaruar se ngjarja nuk ka lidhje aspak me familjen e tyre dhe se të shtënat kanë qenë në afërsi të një shtëpie tjetër.