Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron të korruptuarit në radhët e PS, ndërkohë që po pengon drejtësinë.
Nga foltorja e PD-së, Halimi ka shtuar se, Rama fshehu Kokëdhimën nga Drejtësia, ndonëse ai është kapur duke abuzuar me fondet publike.
Ai ka theksuar se, kryeministri Rama pengon vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi kërkon të tregojë se njerëzit pranë kryeministrit, janë të mbrojtur.
Halimi ka thënë se, Gjykata Kushtetuese duhet të tregojë pavarësi nga kryeministri e të hapë rrugën e drejtësisë