Report TV - Vllaznia ndal Partizanin në fund mes tensionit, fiton Skënderbeu

2016-02-15 0

Ndeshja e zhvilluar në Shkodër mes Vllaznisë dhe Partizanit është shoqëruar gjatë 90? me tension, pasi presioni ishte i madh te të dy ekipet.

Në përfundim të pjesës së parë të takimit, shkodranët kanë pretenduar për një penallti, por arbitri nuk ka qenë i këtij mendimi duke sjellë reagimin e ashpër të vendasve, ndersa Gomez goditi një nga lojtarët e Vllaznisë.

Në sherrin e krijuar u përfshi edhe trajneri Cungu, i cili u largua për protestat dhe reagimin ndaj arbitrit, por ndërhyrja e stafit dhe policisë mbylli situatën duke shmangur incidentet më të mëdha.

Përsa i përket ndeshjes u mbyll në barazim 1-1. Pjesa e parë u mbyll me golin e Racic në të 21?, ndërsa në fund të pjesës së dytë barazoi Dibra për Vllazninë duke shmangur humbjen.
Në ndeshjet e tjera Skënderbeu fitoi në Tiranë përballë Tërbunit 1-3 me dy golat e Salihit dhe një të Renatinjos.