Report TV - Tiranë, kujdesej për 82-vjeçaren, por në 'kohën e lirë' i vjedh 840 mijë lekë

2016-02-15 0

TIRANË - Kujdestarja 57-vjeçare nga Tirana akuzohet se i ka vjedhur 840.000 lekë nga banka të moshuarës 82-vjeçare. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë me dije se kallëzimi është bërë në Komisariatin numër 6 nga vetë e moshuara, e cila dyshon se paratë mund t?ia ketë marrë 57-vjeçarja me inicialet V. Ç., me anë të kartës së kreditit. Çështja i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa burimet nga policia kanë bërë me dije se është kërkuar ndihmë nga banka ku e moshuara mbante paratë, për të mësuar rreth tërheqjeve të parave.

?Më datë 11.02.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V. Ç., 57 vjeç, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë kartën e bankës shtetases K. P., 82 vjeçe, banuese në Tiranë dhe ka tërhequr në bankomat 840.000 lekë. Neni 143/1 i Kodit Penal?, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës. Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. 57-vjeçarja është shoqëruar në komisariat, e cila ka dhënë deklarimet e saja lidhur me akuzën e ngritur, ndërsa mësohet se nuk ka pranuar vjedhjen e parave nga llogaria e të moshuarës.

Free Traffic Exchange