Dalin nga sistemi 263 linja, Shoqata e Transportit: Të hiqen operatorët informalë- Ora News

2016-02-15 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Transporti ndërqytetas do t?i nënshtohet një reformë të thellë pas miratimit të ndryshimeve në ligjin e ?transporteve rrugore?. Do të ketë reduktime të ndjeshme të linjave po ashtu masa më të forta për liçensim. Shoqata e Transportit Interurban kërkon që jashtë tregut të dalin operatorët që nuk kanë stacione të caktuara, informalët dhe të liçensuarit në mënyrë abuzive. Ndërsa për Bashkinë e Tiranës, operatorët kanë si kërkesë ndërtimin e terminaleve që do të zgjidhte problemin e vendqëndrimeve dhe trafikun e kryeqytetit.
Haxhinasto në parlament: 588 linja sot në Shqipëri, shkon tek 326 linja.
Me ndryshimet e miratura në parlament të ligjit e transporteve rrugore, dalin nga sistemi i shërbimit 263 linja të transportit ndërqytetas.
Ministria e Transportit ka arritur në përfundimin se 588 linja interurbane janë mbi nevojat reale të popullatës.
Grupet e interesit si Shoqata e Transportit qytetas kërkon nga autoritetet e Ministrisë së Transporteve që të dalin jashtë tregut operatorët që kanë stacione të papërcaktuar dhe liçensimet e bëra në mënyrë abuzive.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/dalin-nga-sistemi-263-linja-shoqata-e-transportit-te-hiqen-operatoret-informale/