Report TV - Lumi Ishëm del nga shtrati 150 hektar tokë përmbyten nga uji

2016-02-14 7

Lumi Mat dhe Ishëm kanë përmbytur disa qindra hektarë toka si pasojë e daljes nga shtrati. Situata është problematike në fshatrat Murqine, Bilaj, Mallkuc ku brenda 4 muajsh këto fshatra përmbyten për herë të pestë. Probleme ka sjellë edhe fryrja e lumit Mat dhe nisja e shkarkimeve nga HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit.

Eshtë hera e 5 brenda 4 muajsh që lumi Ishëm del nga shtrati. Ky fenomen ka 25 vite që ndodh rregullisht madje disa herë në vit siç është edhe rasti në fjalë.

Si pasojë e daljes së lumit nga shtrati janë përmbytur siperfaqe të mëdha tokash kryesisht të mbjella me grurë dhe bimë foragjere të cilat prania e ujit i asfikson tërësisht.

Gjatë këtyre 25 viteve dëmet e shkaktuara nga përmbytjet kanë qenë tepër të mëdha por në asnjë rast nuk është marrë asnjë masë dhe as janë dëmshpërblyer qoftë edhe një herë të vetme fermerët e dëmtuar.

Për shkak të përmbyjteve kjo sipërfaqe toke po bëhet e pashfrytëzueshme nga banorët.

Nga dalja nga shtrati e Lumit Ishëm nën ujë janë rreth 150 hektare. Permbytjet me te medha jane në fshatrat Murqine, Bilaj, Mallkuc. Probleme janë shfaqur edhe nga prurjet e lumit Mat.

Hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit hapën portat e shkarkimit.Nga këto HEC-e mësohet se është shkarkuar 800 m3/sek ujë, duke sjellë një rritje të ndjeshme të nivelit të Lumit Mat.

Për pasojë ky lum ka dalë nga shtrati në disa vende në afëri të Skurajve në Kurbin, duke përmbytur disa sipërfaqe me tokë bujqësore.