Energjia elektrike, KESH 1.04 milionë euro nga shitja në një javë- Ora News

2016-02-14 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Korporata Elektroenergjetike shqiptare njofton se sasia e reshjeve të ditëve të fundit ka përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në Kaskadën e Drinit. Aktualisht rezerva energjetike e akumuluar është rreth 1153.4 GWH.
? KESH po shfrytëzon këtë situatë optimalisht duke ngarkuar në maksimumin e mundshëm agregatët disponibël për të trajtuar prurjet në basenet e hidrocentraleve. Prodhimi ditor i energjisë elektrike nga HEC-et e Kaskadës së Drinit është rreth 19 milion KWh? thuhet në një njoftim për shtyp të shpërndarë paraditen e sotme nga ky institucion.
Mësohet se për muajin Shkurt, KESH po plotëson gjithë kërkesën e tregut të rregulluar të vendit, përfshirë humbjet në rrjetin e shpërndarjes.
?Prurjet e mëdha hidrike të ditëve të fundit e bëjnë të domosdoshme rritjen e prodhimit në mënyrë që basenet të vijojnë të mbahen në kuotat e parashikuara nga Rregullorja dhe vendimarrjet përkatëse të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/reshjet-rrisin-rezerven-hidrike-kesh-tepricat-e-energjise-shitje-ne-tregun-e-parregulluar/