Nishani shtrëngon duart me Kerrin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-14 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizita e Sekretarit Amerikan te Shtetit John Kerry ne Tirane filloi ne orën 9.45, kur avioni i tij u ul ne pistën e Aeroportit te Rinasit. Sekretari Amerikan i Shtetit u prit nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe Ambasadori i Shteteve te Bashkuara, Donald Lu. Per disa minuta, sekretari Kerry ka biseduar me kreun e shtetit shqiptar, para se te largohej per te nisur takimet zyrtare te parashikuara ne axhende. Zyra e shtypit pranë presidentit, njofton se kreu i shtetit Nishani i ka shprehur sekretarit Kerry mirënjohje per mbështetjen qe Shtetet e Bashkuara i kane dhënë Shqipërisë, duke e siguruar se nga ana e saj, Shqipëria është e vendosur ne luftën kundër krimit te organizuar e korrupsionit. Gjithashtu, presidenti Nishani vlerësoi se kjo vizitë është dëshmi domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë, janë pranë vendit tone në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet, janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin.Ajo qe ra ne sy ne ceremoninë e zhvilluar ne aeroport, ishte prania e Presidentit Nishani, një gje e pazakonte per protokollin shqiptar; pasi ne 2012 kur ne Tirane mbërriti sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton, e cila ne axhende kishte parashikuar takim edhe me presidentin Nishani; ne aeroport ajo u prit vetëm nga Ministri i Jashtëm.