Report TV - PD bën "luftë" për çmimin e biletës Por Mziu lejon abuzimin në Kamëz!

2016-02-14 5

TIRANE - Linja e transportit Kamëz-Tiranë dhe anasjalltas, rrit në mënyrë abuzive çmimin e biletës me 10 lekë. Qytetarët që përdorin këtë linjë e paguajnë biletën 40 lekë, ndërkohë që ligji për transportin publik parashikon se çimimi mund të ndryshojë vetëm me vendim të Këshillit Bashkiak.

Duke filluar nga data 1 shkurt bileta e urbanit Kamëz-Tiranë është bërë 40 lekë. Bashkia e Kamzës e drejtuar nga Xhelal Mziu lejon një linjë urbani të rritë çmimin e biletës, pa marrë fillimisht votën e Këshillit Bashkiak.

E kontaktuar nga Report TV Bashkia e Kamzës thotë se nuk informacion për rritjen e çmimit dhe se një vendim i tillë nuk është miratuar nga Këshilli. Por punonjësit e kompanisë thonë se bileta është rritur ashtu siç kanë bërë të gjithë urbanët në Tiranë.

Por përfaqësuesi i shoqatës së Transportit Qytetas Agron vrapi, u shpreh se kjo linjë transporti nuk është pjesë e Tiranës. Licenca sipas tij është dhënë nga Bashkia e Kamzës dhe rritja e çmimit të biletës për urbanët në Tiranë, nuk përfshin linjën nga kryeqyteti për në Kamëz, ai thotë se kjo shoqëri ushtron aktivitet të paligjshëm.

Ky është rasti i vetëm që një bashki toleron abuzime më rritjen e çmimit të biletës dhe për më tepër kur drejtohet nga një përfaqësues i Partisë Demokratike, që ditën e fundit kanë kundërshtuar ashpër ndryshimin e çmimit për urbanët në kryeqytet.
(a.a/shqiptarja.com)