Elbasan, radhë për kartat e shëndetit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-14 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Radhe dhe pritje për t?u pajisur me kartën e shëndetit. Qendrat shëndetësore të Elbasanit prej ditësh po përballen me fluksin e banoreve që kërkojnë të zëvendësojnë librezën e vjetër me kartën e re, e cila për momentin është vetëm mjet identifikues për të marrë shërbimet mjekësore në poliklinika dhe spitale. Pjesa më e madhe e njerëzve janë të ardhur nga fshatrat e Cërrikut, Belshit dhe Peqinit. Mungesa e zyrave i detyron të vijnë në Elbasan dhe të presin me ore te tera pranë sporteleve. Ata që hasin me shume vështirësi janë moshat e treta dhe invalidët, për të cilët karta është mundësia e vetme të marrin mjekimin dhe ilaçet.Drejtori i institucionit të ISKSH Kastriot Belshi shprehet se edhe pse qeveria e shtyu afatin, sportelet do të punojnë me orar të zgjatur. Sipas kësaj drejtorie deri tani në rang qarku janë pajisur me karta mbi 50 mijë banorë nga 455 mijë në total.

Free Traffic Exchange