Nga Shkodra ku merrte pjesë në konfercën zgjedhore për kreun e ri të FRPD-së, Lulzim Basha ka lëshuar lum akuzash ndaj Partisë Socialiste duke e cilësuar si një fole të personave me rekorde kriminale ku kreu i saj Edi Rama po shtyp instrumentin e vetëm që ka një parti politike atë të zgjedhjes me votë të lirë.
Sipas Bashës edhe pse opozita e fitoi betejën e dekriminalizimit, Rama po i transferon kriminelët nga institucionet tek partia e tij, megjithatë fjalimi i Lulzim Bashës u ndërpre nga ikja e energjisë elektrike.
Byro mafioze që merr vendime në interes të një grupi njerëzish e ka cilësuar Basha dyshen ?Rama ? Meta?, ndërsa akuzoi maxhorancën se i bën bisht zgjedhjeve të lira.
?Pas 25 vite zigzake të demokracisë shqiptare, pas ecjes përpara në stacione të rëndësishme sot po kërcënohen nga një tirani e varfërisë, e korrupsionit, e krimit që ka instaluar në vend oligarkia e Edi Ramës dhe e Ilir Metës dhe kriminelëve e bandave të lidhura me ta. Kjo është oligarkia, sundimi i pakicës po tashmë jo si një byro politike, por si një byro mafioze. I bëjnë bisht gjykimit popullor duke i bërë bisht zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe duke u mohuar të drejtën për të ushtruar më themeloren me sovranen të drejtë që shqiptarët kanë atë të zgjedhjes me votë të lirë dhe të ndershme. Sot ka një revansh total kundër votës së lirë që po e shtrijnë dhe në shtëpitë e tyre? tha Basha.
Pas fjalës së Bashës, të rinjtë demokrat pjesë e garës për kreun e forumit shpalosen platformat e tyre, ku njëri nga kandidatët u tërhoq nga gara. Ai bëri thirrje që shqiptarët te ngrihen si 25 vite më parë për ti dhënë Shqipërisë një model të ri, të demokracisë së re. Dhe kjo për kreun demokrat do të nisë nga demokracia brenda PD-së, me vendimarrjen një anëtar-një votë për të gjitha vendimet e rëndësishme të PD-së.
?Përballë këtij modeli e këtij njeriu që e ka mendjen vetëm të vjedhë vetëm të gënjejë dhe të mashtrojë është detyra jonë të ngrihemi si para 25 vitesh, për ti dhënë një model të ri Shqipërisë, të demokracisë së re të demokracisë pjesmarrëse të cdo qytetari dhe qytetareje duke e nisur nga demokracia brenda familjes tonë duke e nisur me vendimarrjen një antarë një votë për të gjitha vendimet e rëndësishme të PD? përfundoi ai.