Report TV - Miqësia shqiptaro-amerikane ja vizitat më të rëndësishme

2016-02-14 1

Vizita e sekretarit John Kerry në Shqipëri, është e gjashta e një zyrtari amerikan, përgjatë 25 vjetëve të fundit. Vizita e Kerryt vlerësohet si një nga vizitat më të rëndësishme pas asaj të Papa Fraçeskut dhe presidentit amerikan George Bush në vitin 2007.

Nga rënia e komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, dhe hapjes së Shqipërisë drejt perëndimit, interesimi i SHBA-së për këtë shtet ballkanik ka vazhduar të rritet. Kjo vërehet edhe nga vizitat e rangut të lartë të zyrtarëve amerikanë ndër vite.

James Baker
Në vitin 1991, kur regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, por i drejtuar nga Ramiz Alia, ishte në grahmat e fundit, për vizitë ishte sekretari amerikan James Baker. Nga kjo vizitë do të mbahet mend, fjalimi në vitin 1991 para qytetarëve shqiptarë të mbledhur në sheshin ?Skënderbej?.

Madeline Albright
Nëntë vite më pas, në vitin 2000, Shqipërinë ta vizitonte Sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright. Vizita e saj përkonte me qetësimin e Shqipërisë pas trazirave të vitit 1997 dhe përfundimit të luftës në Kosovë deh çlirimit të saj. Madline Albright në Tiranë në vitin 2000 dhe takimi saj me presidentin Rexhep Meidani.

Colin Powell
Për vizitën e radhës të një sekretari amerikan të shtetit nuk u desh të kalonte shumë kohë. Tre vite më vonë, në vitin 2003, në Shqipëri qëndroi sekretari Colin Powell.

George Bush
Kulmi i vizitave nga niveli i lartë i zyrtarëve amerikanë në
Shqipëri, ishte ajo e Presidentit George Bush i cili në vitin 2007,
gjatë qëndrimit atje, njoftoi se Kosova do të bëhet shtet i pavarur.

Hillary Clinton
Pas presidentit Bush, u deshtë të kalonin sërish nëntë vjet që në Shqipëri të shkonte për vizitë një sekretar amerikan i shtetit. Por me 1 nëntor, në Tiranë qëndroi për vizitë, Hillary Clinton, e cila tani i ka hyrë garës për Presidente të SHBA-së.

Vizita e sekretarit John Kerry është e gjashta e zyrtarëve të lartë amerikanë.

Free Traffic Exchange