TIRANË - Një lidhje gjeanologjike, nëpërmjet Nënës Mbretëreshë Geraldine, me prejardhje nga një familje e famshme fisnike e Hungarisë. Senatori John Kerry (Xhon Kerri), ish kandidati demokrat për President i SHBA, ka gjak blu, e rrjedhur veç të tjerash edhe nga familja mbretërore e Shqipërisë. Lajmi interesant për shqiptarët, është publikuar nga agjensia zyrtare e lajmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Asociatted Press (AP). Lajmi i është referuar studimit një mujor të të mirënjohurit në fushën e gjeanalogjisë, Harold Brooks- Baker, Drejtori i Burke?s Peerage, një lloj bible për aristokracinë britanike.
Kështu që pas zellit tonë të njohur, për të gjetur lidhjen e figurave më të shquara të të gjitha fushave në botë, me Shqipërinë dhe shqiptarët, këtë radhë duket se lajmi ka vlerë zyrtare: Xhon Kerri, njeriu që pretendonte që pas kandidimit të 2004, të drejtonte SHBA, duket se ka në dejet e tij, edhe gjak shqiptar të trasheguar nga nëna. Gjak mbretëror madje. Sipas AP, ?senatori Xhon Kerri ka gjak blu dhe atë e ka të trashëguar nga të gjithë Familjet Mbretërore të Europës. Madje, këtë lidhje e ka edhe më të madhe se lidhja e Presidentit aktual Xhorxh Bush?.