Të gjithë kandidatët të cilët do të votohen për të qenë anëtar të Kongresit do të testohen përsa i përket pastërtisë së figurës së tyre nga aspekti ligjor. Faktin e ka bërë të ditur Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i cili ka theksuar se emrat do të testohen, në një kohë kur në disa qarqe të vendit kanë nisur proceset e votimit për anëtarët që do të zgjidhen për në Kongres.
?Në përzgjedhjen e kandidatëve është përmbushur edhe kriteri që jo më shumë se 40 përqind e kandidatëve për delegatë të Kongresit të kenë një funksion shtetëror si dhe kriteri që ata të kenë vlera morale e shoqërore dhe pastërti ligjore të figurës së tyre. Kandidatët e propozuar janë me arsim të lartë dhe mjaft prej tyre edhe me kualifikime pasuniversitare etj? ka thënë Klosi.
Për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit është ngritur infrastruktura e nevojshme zgjedhore. Përveç Komisionit të Zgjedhjeve të partisë në qendër, janë ngritur dhe sot funksionojnë Komisionet e zgjedhjeve bazë bashkie dhe Komisionet bazë Njësie Administrative, të cilat janë organet përgjegjës për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit. Qendrat e Votimit janë të ngritura në secilën nga 151 njësitë administrative të qarqeve të përfshira në votimin e sotëm për zgjedhjen e delegatëve.
Sipas tij, në këto zgjedhje të delegatëve të Kongresit anëtarësia e partisë hyn e rritur numerikisht dhe nga ana kualitative. Deri më 31 dhjetor 2015, datë që sipas Kodit të zgjedhjeve në parti përcakton anëtarësinë e partisë që merr pjesë në proceset zgjedhore sipas parimit ?Një anëtar, një votë? për gjashtëmujorin e parë të vitit në të cilin jemi, Berati e Elbasani kanë një anëtarësi 12 përqind më të madhe nga fillimi i procesit të zgjedhjeve, Korça 19 përqind dhe Fieri 32 përqind.
?Sot Partia Socialiste hyn në një fazë të re të procesit të zgjedhjeve për ripërtëritjen e organeve të saj. Pas përfundimit të zgjedhjeve në Organizatat Socialiste, sot dhe në dy fundjavat e tjera të muajit shkurt, anëtarësia e partisë do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të organit më të lartë të partisë, të Kongresit? shtoi ai.