Report TV - Banda e vrasësve me pagesë Prokuroria çon dosjen për gjykim

2016-02-14 1

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim dosjen hetimore ndaj bandës së vrasësve me pagesë, mes të cilëve është edhe Admir Tafili i cili u arratis edhe nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë.

Sipas Prokurorisë anëtarët e kësaj bande akuzohen për ?vrasje me paramendim?, ?vrasje?, ?vetëgjyqësi?, ?sigurim kushtesh për kryerjen e veprës penale?, ?armëbatje pa leje? etj.

Lideri i këtij grupi të strukturuar kriminal që kryente vrasje me pagesë, drejtohej nga Tafili i cili ndonëse ishte i burgosur jepte urdhra edhe pse është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare.

Në total numri i personave të përfshirë në këtë bandë e dosje është 13 dhe hetimi ka nisur në shkurt të vitit 2015, pas dyshimeve se ata kryenin veprimtari kriminale në këmbim të parave.